TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha dënoi me forcë sulmin terrorist të ndodhur sot në një xhami në Egjipt, ku mbetën të vrarë 235 besimtarë dhe 109 të tjerë u plagosën.
Me anë të një postimi në Facebook ai u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave si dhe ju uron shërim të shpejtë të plagosurve.
STATUSI
Një akt terrorist barbar! E premte e zezë për Egjiptin!
Të dashur miq, 235 besimtarë që po faleshin në një xhami në veri të Sinait u vranë dhe 109 të tjerë u plagosen nga një grup terroristësh. Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë barbari primitive, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, autoritetëve egjiptiane dhe urojmë të plagosurve shërim të shpejtë dhe të plote! sb