AKTUALITET, 24 Nëntor 2017, 18:58

Ministrat dhe Braçja pastrojnë, kryeministri Rama numëron në Lushnjë... (Fotogaleri)

Ministrat dhe Braçja pastrojnë, kryeministri Rama numëron

Kryeministri Edi Rama u shfaq sot në aksionin e pastrimit kombëtar me një version të ri “çitjanesh”, ndërkohë që ministrat, kryebashkiakët, deputetët dhe një sërë zyrtarësh të lartë në nivel kombëtar dhe lokal, të veshur me maska dhe doreza plastike, u treguan të zellshëm sot në operacionin kombëtar “Pastrojmë Shqipërinë që duam”, të iniciuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministrinë e Mbrojtjes dhe pushtetin vendor.

Vetë Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, iu bashkua qytetarëve të Lushnjës.

Kushedi sa të pastër do të kishim vendin, nëse Kryeministri do të kishte ndërmarrë një vit më parë operacionin kombëtar “Pastrojmë Shqipërinë që duam nga kanabisi”...

Operacioni kombëtar po zhvillohet në partneritet edhe me “Green Line Albania”dhe përfshirjen e shoqërisë civile, komunitetin e biznesit e vullnetarë, operacioni shtrihet në 61 bashkitë e vendit.

Operacioni që do të shtrihet deri në 24 maj ka në fokus pastrimin nga mbeturinat urbane, sensibilizimin qytetar për problematikën e mbetjeve në vend dhe promovimin e një mjedisi të pastër dhe turizmi të qëndrueshëm.

Mbi 160 000 vullnetarë në të gjithë Shqipërinë janë angazhuar në këtë operacion dhe pastrimi i territorit do të bëhet në bazë të hartës digjitale të mbetjeve.

Deri më sot, në hartën e mbetjeve shënohen mbi 9100 vendgrumbullime mbeturinash, të identifikuara në të gjithë territorin.

[gallery ids="25395,25370,25397,25396,25394,25366,25367,25368,25369,25371,25372,25373,25374,25375,25376,25377,25378,25379,25380,25381,25382,25383,25384,25385,25386,25387,25388,25389,25390,25391,25400,25392,25393,25398,25399,25401,25402,25403,25404,25405,25406,25407,25408,25409,25410,25411"]