TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti socialist, Erjon Braçe, i njohur gjerësisht si një nga tifozët më të mëdhenj të Juventusit (shikoni stemën në xhupin që ka veshur) dhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj, sot ia kushtuan kohën e çmuar të tyre pastrimit të Shqipërisë.
“Aksioni mbarëkombëtar për pastrimin e Shqipërisë, ka filluar. Sot ne Lushnjë, së bashku me Erionin dhe te tjerë kolegë, për të lancuar këtë përpjekje serioze për pastrimin e vendit nga abuzimi mbi 27-vjeçar, e për t'i dhëne një fytyre te re Shqipërisë Që Duam!”, shkruan ministri Ahmetaj në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”.
Nuk dihet saktësisht se sa thasë me plehra kanë mbledhur dy figurat emblematike të “shifrave rozë”.
Gjithsesi, me rastin e festave të Nëntorit do t’i bëjnë pesë ditë pushim pa ndërprerje.
TPZ.Al
[gallery ids="25206,25198,25200,25202"]