AKTUALITET, 16 Dhjetor 2017, 16:47

Durrës/ Një ndërtesë 4-katëshe përfshihet nga flakët, dëme materiale

Durrës/ Një ndërtesë 4-katëshe përfshihet nga

Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të shtune në Durrës.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 15:00, në lagjen nr. 12 të qytetit, në rrugën “Neki Libohova”.

Zjarri ka rënë në një godinë 4-katëshe, në banesën e shtetasit Q. Koçi dhe fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.