AKTUALITET, 16 Dhjetor 2017, 16:54

Vasili: Rama e shkeli Komisionin e Venecias, po ambasadorët ç’hall kanë

Vasili: Rama e shkeli Komisionin e Venecias, po ambasadorët

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama, se ka shkelur mbi komisionin e Venecias dhe po vjedh kryeprokurorin.

Ndërsa ka bërë edhe një pyetje për ambasadorët e akredituar në Tiranë, se pse po e mbështesin kryeministrin në këtë shkelje kaq të rëndë.

Postimi i  Vasilit në Facebook:

Kryeministri shkel mbi Komisionin e Venecias, po ambasadorët ç'hall kanë që e pranojnë?

Kryeministri qe 1 vit me pare ne cdo 5 fjale thoshte 6 here komisionin e Venecias e hedh poshtë dhe e shkel gjithçka.

Komisionin e Venecias e thoshin pafundesisht edhe ambasadoret.

Komisionin Venecias e thoshte edhe Euralius.

Sot kryeministri i drogës e shkel komisionin e Venecias diten per diell qe te rrëmbejë prokurorin dhe te mbuloje inkriminimin.

Pse e pranojne ambasadoret,po Euraliusi? Mire kryeministri po keta te fundit ç'hall kane?

Per tua freskuar memorjen ketyre te fundit ja ç"thoshte Komisioni Venecias per prokurorin e pergjithshem:

"Është e dëshirueshme që këto emërime të rëndësishme të kenë një shkallë të gjerë konsensusi dhe pa kompromentuar cilësitë e kandidatit të suksesshëm".

"Përfshirja e KLP-së në procesin e emërimit përbën një garanci për përjashtimin e emërimeve tërësisht politike të Prokurorit të Përgjithshëm"