TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 36-vjeçarja e cila mbeti e plagosur në një aksident të ndodhur disa ditë më parë në rrugën e Saukut.
A.M., 36 vjeçe u transportua në spital pas aksidentit, rreth një javë më parë.
Të dielën e 10 dhjetorit, ajo ishte pasagjere në makinën “Fiat”, që drejtohej nga shoqja e 36-vjeçares, Zhaklina Kotorri, 30 vjeçe. Sipas të dhënave policore, makina ishte në lëvizje kur rreth orës 05:30 humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një mur mbrojtës në rrugën “Shefqet Ndroqi”.
Pas aksidentit, 36-vjeçarja u dërgua në spital ku ndërroi jetë një ditë më parë, ndërsa drejtuesja e mjetit u arrestua pasi rezultoi se ishte në timon në gjendje të dehur.