AKTUALITET, 24 Shtator 2017, 16:58

Sigurohet luksi i ambasadës së re amerikane, më e shtrenjta në botë

Arrin në vlerën 1 miliardë dollarë, shifra e shpenzimeve për godinën e re të ambasadës amerikane, në Londër. Godina e re, pritet të jetë më e shtrenjta krahasuar me simotrat e saj në botë dhe krahas kësaj, është menduar të ketë një sistem sigurie specifik ndaj sulmeve terroriste.

Pranvera e këtij viti, pritej t'i mbyllte edhe punimet për ndërtimin e saj, por ato ende vazhdojnë.

Godina e re e ambasadës amerikane në Londër, do të jetë e vendosur në zonën "Nine Elma". Ndërtesa e ambasadës së re do të rrethohet nga parqet e projektuara me rreth dymijë banesa, dyqane, zyra biznesi, restorante, si dhe një hotel me rreth njëqind dhoma.