AKTUALITET, 27 Janar 2018, 00:04

Si u shpëtua financieri i Habilajve nga vetë drejtësia shqiptare

“Të shpëtojmë financierin Seitaj”

Në emër të “keqmenaxhimit” të kontrolluar, i bëhen ndere dosjes Tahiri-Habilaj!

Çfarë koincidence, institucionet si Prokuroria e Përgjithshme, ajo e Tiranës dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk janë marr vesh me njëra-tjetrën për çështjen e Nazer Seitajt, i akuzuar si pjesëtar i “bandës” Habilaj në trafikun e drogës!

Po mirë me shkresa nuk qenkeni marrë vesh dhe nuk e dinit që kishte vendime Gjykate, po TV keni në shtëpi, keni parë ndonjëherë lajme, keni lexuar gazetat apo portalet në ato telefonat tuaj të shtrenjtë! Po nuk ndodh që një prokuror që shkon në gjyq të mos lidhet dhe flasë me kolegun për atë çështje që po e ndjek e hiç më pak kjo historia që ka disa muaj në lajme kryesore!

Ja e morëm të mirëqenë se nuk keni shkëmbyer informacion, por edhe një person me njohuri elementare juridike, e di se në dosjen e çdo të paraburgosuri ndodhen vendimet e caktimit të masave e sigurisë! Edhe këtë dosje nuk e keni parë?!?

Këtu del në skenë “keqmenaxhimi” i kontrolluar edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve (tashme që drejtohet nga ish-deputeti dhe ish-kolegu i S.Tahirit ne Parlament)! Po ky institucion, kur ia çon dosjen Ministres së Drejtësisë nuk i ka parë vendimet e Gjykatës në dosje që ndalojnë ekstradim pasi ka çështje të hapur në Shqipëri??!!!

Apo edhe këtu janë vendosur disa juristë të “Kristalit” që janë anëtarë të Partisë Socialiste të Tiranës dhe që kanë kryetar të ngrirë S.Tahirin! E këta janë justifikuar se nuk i kanë parë vendimet e Gjykatës se ishin mbuluar me kartelën shëndetësore të Nazer Seitajt ne burg!

Ja pra pse dyshoj që këtu kemi të bëjme me një “keqmenaxhim” të kontrolluar nga të gjithë këta institucione për të zbehur dosjen Tahiri-Habilaj në Shqipëri ku tashmë kjo dosje ka filluar te pluhuroset si shumë të tjera që të gjejnë hapësirë në arkivat e këtyre institucioneve!

Veç kësaj është e qartë se lehtësohet edhe i ekstraduari Nazer Seitajt pasi dihet qe ne Itali këta vepra penale për te cilat akuzohet i ekstraduari kanë një dënim më të vogël se në Shqipëri!

E njoftimi i Prokurorisë së Pergjithshme më ngjan si ajo fjala e urtë popullore “te lash m… me sh….”

#Suksese_refomes_ne_drejtesi#