AKTUALITET, 26 Janar 2018, 20:13

Artan Hoxha zbulon të vërtetën e varrezave greke në Shqipëri

Artan Hoxha zbulon të vërtetën e varrezave greke në

Gazetari Artan Hoxha ka shpjeguar se përse eshtrat e ushtarëve grekë të zbuluar në Tepelenë janë gjetur me medalione italiane.

Sipas Hoxhës ushtria italiane pasi u tërhoq në përfundim të bejetës me trupat greke tërhoqi si ushtarët e rënë italianë por edhe ata grekë.

Kur ndërtuan varrezën e ushtarëve të tyre, italianët i varrosën të rënët grekë në mes të parcelës dhe aty vendosën vetëm një kryq. Kjo shpjegon pse janë gjetur me medalione identifikuese italiane.

Më pas Italia i tërhoqi të rënët e saj dhe aty mbetën vetëm eshtrat e ushtarëve grekë. “Prangaj nuk është punuar asnjëherë ajo tokë, as në komunizëm”, ka thënë gazetari Hoxha në emisionin Java.

Por Hoxha shprehet se më shumë e shqetëson pozicioni i ndërtimit të varrezave greke.

“Pse varrezat greke përkojnë me atë vijën e Vorio Epirit? Nëse beteja është bërë në malin e Golakut, varrezat të bëhen aty. Pse duhet të bëhen në vend tjetër”, u shpreh Hoxha.