TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish Kryeministri Sali Berisha, ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin "Zonë e Lirë". Arian Çani e ka pyetur lidhur me thirrjen e djalit të tij, Shkëlzenit, në prokurori, për aferën CEZ. Berisha është shprehur, se Shkëlzeni do të përballet me "narko shtetin" dhe se kjo do të jetë një betejë e rëndësishme e tij.
"Absolutisht, jam ndjerë shumë mirë. Beteja politike nuk më intimidon kurrë. E quaj të mirëfilltë politike. Shqiptarët e panë në të gjitha seancat e komisionit, që ajo ishte një përpjekje e Edi Ramës për të mbuluar vjedhjen më të madhe. Më vjen mirë që Shkëlzeni do të zhvillojë një betejë. Ai do matet me narko shtetin. Nëse e thërrasin për një gjë që nuk ka lidhje me të, ai do ta diskretitojë Edi Ramën. Fletë thirrja është nga Edi Rama."
/TPZ.AL/