TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish kryeministri Berisha, ka lëshuar disa akuza të forta në drejtim të ambasadores së Bashkimit Europian, Romana Vlahutin duke treguar disa raste konkrrete sesi kishte sulmuar opozitën.
"I ndodhi një gjë Tom Doshi me Ilir Metën. Çfarë bën kjo zonjë, Vlahutin, mbushi mendjen e trupit diplomatik se Tom Doshi do kalojë tek Partia Demokratike. E kuptoni, se ç'punë kishte Partia Demokratike me Doshin. Toma e luan lojën, e mbylli problemin e tij dhe u harrua. E dyta, deputeti socialist Armando Prenga, qëlloi me armë në komisariat, familjen Cali. Vlahutin mbushi të gjithë Brukselin se Cali ishin militantë të PD-së, duke e kthyer në çështje politike." - u shpreh Berisha. /TPZ.AL/