AKTUALITET, 13 October 2026, 11:39

"Të flasim për komptencat, rajonet"/ Balla: Nuk e kuptova qëndrimin e PD. Përfaqësuesit opozitarë u larguan pa dëgjuar gjë, shpresoj të ketë reflektim

"Të flasim për komptencat, rajonet"/ Balla: Nuk e kuptova

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla nga Kryesia e Kuvendit foli për mbajtjen e mbledhjes së Konferencës të Kryetarëve.

Balla shprehet se përfaqësuesit e opozitës u larguan nga aty pa dëgjuar gjë.

Sipas tij, opozita duhet të reflektojë dhe të shpalosë qëndrimin e saj.

Taulant Balla: Te Konferenca e Kryetarëve kanë qenë përfaqësuesit e PS-së, ishte Tedi Blushi aty nga opozita.

 Nuk e kuptova qëndrimin e PD-së. Shpresoj që të ketë reflektim. Përfaqësuesit e PD-së u larguan pa kuptuar atë që donim të thoshim ne. Edhe Partia Demokratike, sot që flasim ka propozuar një ndarje me 100 bashki, ndërsa Territorialja është votuar në parlament. Thelbi i diskutimit ka qenë se çfarë kompetencash do i transferojmë pushtetit lokal.

Nëse e kanë me merak këtë problem, të vijnë në Komision. Hajde të diskutojmë edhe për fondet që do ndahen për bashkitë. Hajde të flasim për rajonet. Unë jam i bindur se Territorialja është në përputhje me Kushtetutën. PD çdo çështje e çon në Kushtetuese.

Balla: Nuk e kuptova qëndrimin e PD-së. Ishte një deputete aty që parashtroi qëndrimin e PD-së. Uroj që deri të enjten të ketë reflektim. Kolegia iku pa dëgjuar përgjigjen për diskutimin që është bërë në korrik. Në korrik kërkesa u parashtrua gabim, pasi nuk u parashtrua në momentin e duhur.

Edhe në 2014-ën në fillim kemi votuar hartën, pastaj kemi punuar për 4 shtyllat e tjera, përfshi kuadrin ligjor dhe financat vendore. Kur këta të PD-së nuk kanë qenë në Parlament në vitin 2020, ne kemi votuar një ligj për rajonet dhe në bazë të atij ligji kemi ngritur edhe shërbimet për rajonet. Ka pasur propozime nga deputetë që kjo nuk ka qenë produktive, hajde ta diskutojmë.

 Opozita, edhe për të qenë koherente me ato që kanë kërkuar e propozuar, duhet ta vazhdojë. Që ditë më parë, në emër të mazhorancës, si kryetar i Grupit unë u kam thënë që ‘ne do të vijmë me propozimin për të vijuar punën. Bujrum, hajdeni, mos e lini karrigen bosh.