AKTUALITET, 26 Janar 2018, 21:38

INTERVISTA/ Panuçi: Stadiume të rinj, futboll në shkolla, nuk është Italia por Shqipëria ..."

Trajneri i Kombëtares shqiptare, italiani Kristian Panuçi, ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën prestigjioze, “La Repubblica”, ku ka folur edhe për atë që ai po përjeton në futbollin shqiptar.

“Katër trajnerë italianë janë në të gjithë botën. Marçelo Lipi trajnon Kinën, Alberto Zakeroni Emiratet e Bashkuara Arabe, Franko Varrela San Marinon dhe Kristian Panuçi Shqipërinë”, shkruan gazeta italiane.

“Panuçi, mbush 45 vjeç në prill, është më i riu dhe më ambiciozi. Ai mori trashëgiminë nga Xhani De Biazi, i cili solli një ekip në rritje në kualifikimin historik për Kampionatin Evropian, me një bazë të lojtarëve me perspektivë të mirë për regjistrin dhe teknikën. Cikli i ri po konfirmon trendin: në nëntor 2017 fitorja 3-2 në miqësore në shtëpi të Turqisë ka mbyllur mirë 5 ndeshjet e para të kursit të ri, ku humbjet e pritshme me Spanjën dhe Italinë në kualifikueset e Kupës së Botës u kundërpeshuan me fitoren me Lihtenshtejnin dhe barazimin në Maqedoni”, shkruan “La Repubbica”.

“Panuçi, si ishin gjashtë muajt e tu të parë si trajneri i kombëtares?”, e pyet gazetari italian Enriko Kuro.

"Shumë të bukur. Jam shumë i lumtur. Federata është shumë mirë e organizuar. Investon në struktura të reja dhe stadiume, punon në shkolla, bën seleksionime nëpër Evropë, i trajton me kujdesin më të madh kombëtaret e moshave, kërkon ekipin kombëtar lojtarë që nuk luajnë në Shqipëri. Është duke lindur një skuadër e ëërtetë, do ta shihni: qëllimi, natyrisht, është të shkojmë në Europian (2020)”,  përgjigjet trajneri i Shqipërisë, që më pas iu është përgjigjur edhe pyetjeve rreth kombëtares italiane dhe futbollit të klubeve në Itali.

/TPZ.AL/