AKTUALITET, 26 Janar 2018, 20:49

Që askush të mos mbetet vetëm...

Që askush të mos mbetet vetëm...

Nga Dritan Kaba

 

Në fillim ata iu sulën Socialistëve

dhe unë heshta –

sepse nuk isha socialist

Pastaj ata iu sulën Sindikalistëve

dhe unë heshta –

sepse nuk isha sindikalist

Pastaj ata iu sulën hebrenjve

dhe unë prapë heshta-

sepse nuk isha hebre

Pastaj më erdhi radha mua

m’u sulën mua

por s’kishte mbetur më askush

për mua të fliste

 

Këto vargje te Martin-Niemölle, të shkruar në atë kohë të zezë të Evropës, të sunduar nga Nazizmi, janë aktuale edhe sot për këdo, që gjen arsye të mos protestojë.

Duhet ta ngrini bashkë zërin e protestës për të qenë bashkë nesër, që te tregoni solidaritet kundër një klike qe është në pushtet.

Që nesër të mos jeni vetëm, në protestën tuaj, për hallet tuaja.

Qe nesër te mos jeni vetëm, në padrejtësinë që do të ushtrohet ndaj jush.

Që nesër të mos jeni vetëm, ndaj dhunës shtetërore.

Që nesër të mos jeni vetëm, ndaj kërcënimit për vendin e punës,

Qe nesër të mos jeni vetëm, përballë presioneve dhe shantazheve të krimit të organizuar.

Qe nesër të mos jeni vetëm, përballë arrogancës së shtetarëve për hallet tuaja.

Qe nesër të mos jenë vetëm, minatorët, për statusin e tyre, që e meritojnë.

Qe nesër të mos jenë vetëm, naftëtarët, për rrogat e prapambetura dhe sigurimet shoqërore të papaguara nga oligarkët.

Qe nesër të mos jene vetëm, bizneset e mbijetesës, kur taksidarët e pushtetit të shkojnë me blloqet e gjobave në dorë dhe t'ju mbyllin aktivitetet.

Qe nesër të mos jenë vetëm, të persekutuari politike, qe Qeveria nuk do tu japë dëmshpërblimin qe meritojnë.

Qe nesër të mos jenë vetëm, studentët, qe shteti i oligarkisë i ka rritur deri aty ku nuk mban me tarifat e studimit.

Qe nesër të mos jenë vetëm, fermerët, që sa here bie shi ju përmbytën tokat dhe se bashku me to djersa e gjaku i tyre, të ardhurat e tyre, për shkak të indiferencës se shtetit.

Qe nesër të mos mbetët vetëm Rinia, rrugëve të botës se ne vendin e tyre nuk kanë asnjë shpresë.

Që nesër të mos mbetën vetëm, Arsimtarët, që largohen nga puna për arsye politike.

Që nesër të mos ngelen vetëm, fshataret e Vërrisë, para mafies se plehrave.

Që nesër të mos mbeten vetëm, nxënësit e shkollave, përballe rrezikut të paarsimimit dhe oborreve të shkollave të kthyera ne treg shitje të drogës.

Që nesër të mos mbetet vetëm, asnjë qytetar, para drejtësisë së kapur nga politika e mbrapshtë.

Që nesër të mos mbetët askush vetëm përballë kësaj amalgame shtetërore, Qeveri, krim i organizuar dhe oligarki.