AKTUALITET, 26 Janar 2018, 23:50

Ekstradimi i financierit të Habilajve/ Vasili: Vepër kriminale në sytë e ndërkombëtarëve

Ekstradimi i financierit të Habilajve/ Vasili: Vepër kriminale në

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me ekstradimin e Nezir Seitit, i njohur si financierin i grupit të Habilajve, drejt Italisë. Vasili shkruan në rrjetin social se ekstradimi i Nezir Seitit është prova tronditëse e qeverisë mafia dhe ndërkombëtarët heshtin.

Komenti i Petrit Vasilit

Ekstradimi i Nezir Seitit prova tronditese e qeveris mafia dhe nderkombetaret heshtin

Ekstradimi mafioz i Nezir Seitit te arrestuar per trafik droge nga Prokuroria e Krimeve te renda eshte prova e tmerrshme e kapjes se qeverise nga trafikantet e droges.

Kjo veper kriminale eshte ne syte e gjithe shqiptareve, por edhe te nderkombetareve.

Kjo veper e rende ka fajtore, qe kane emra qe i di gjithe Shqiperia e qe jane:prokuroria e pergjithshme,ministria e drejtesise,drejtoria e burgjeve,policia.

Mandati i arrestit per ta do te ishte vetem hapi i pare,ndersa denglat e deklaratave per shtyp te vete fajtoreve dhe institucioneve po thellojne shume e me shume inkriminimin.

Pse heshtin sot...... keta nderkombetaret per nje ngjarje kaq tronditese ku shkaktar eshte mafia shtet, nderkohe qe pershendesin per dite edhe gjera nga me te kotat.