AKTUALITET, 26 Janar 2018, 20:05

Artan Hoxha: Policia në gadishmëri të lartë, opozitës s’i intereson konflikti

Artan Hoxha: Policia në gadishmëri të lartë, opozitës

Gazetari Artan Hoxha në emisionin Java në RTSH bëri të ditur se policia ka marrë masa dhe ka kaluar në gjendje të lartë gadishmërie në lidhje me protestën e opozitës nesër. Sipas tij, organizatorëve u është kërkuar që të ndihmojnë policinë.

“PD ka një grup personash që shërbejnë si tampon mes policisë dhe protestuesve. Opozitës vetë nuk i intereson konflikti. I është kërkuar PD që të bëj kujdes me LSI. Policia dhe protesta do monitorohen nga ekspertët ndërkombëtarë të sigurisë”, ka deklaruar Hoxha.

Ndërsa analisti Preç Zogaj u shpreh se sipas burimeve nga shtabet e partive të opozitës pritet që nesër të ketë pjesëmarrje masive. Sipas tij, do të ketë pjesëmarrje të madhe nga Tirana kryesisht, si dhe nga rrethet.

Deputetja e LSI Kërpaçi u shpreh se qeveria ka vepruar me dy standarde. Rama sipas saj, favorizon oligarkët dhe ka braktisur njerëzit e thjeshtë që vuajnë.