AKTUALITET, 26 Janar 2018, 21:44

A është Shkëlzeni njëri nga peshqit e mëdhenj për të cilët flet Lu?! Ja si përgjigjet Berisha

A është Shkëlzeni njëri nga peshqit e mëdhenj për

Ish Kryeministri Sali Berisha, ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme, në emisionin "Zonë e Lirë", të Arian Çanit. Moderatori e ka pyetur Berishën lidhur me thirrjen e djalit të tij, Shkëlzenit në prkurori, lidhur me aferën CEZ. Por, ai nuk është ndalur me kaq. Çani e ka pyetur Berishën, nëse Shkëlzeni është një nga peshqit e mëdhenj, për të cilët flet shpesh Ambasadori Lu.

Berisha ka thënë se djali i tij, nuk ka thyer asnjë ligj dhe se ai do të zhvillojë një betejë më "narko shtetin e Edi Ramës".

"Shkëlzeni nuk ka thyer në jetën e vet asnjë ligj. Ky është fillim beteje."

/TPZ.AL/