AKTUALITET, 26 Janar 2018, 19:48

14 mijë të sëmurë brenda javës, Shqipëria përgatitet për një epidemi

14 mijë të sëmurë brenda javës, Shqipëria

Vendi ynë duket se ndodhet në prag të një epidemie të madhe gripi, ndërkohë që numri i të prekurve ka arritur rekorde drastike.

Vetëm këtë jave, janë regjistruar 14 mijë persona të sëmurë.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik këto shifra do të arrijnë kulmin në fillim të shkurtit.

Krahas virozave të ndryshme, në vendin tone po qarkullon gripi i tipit B dhe AH1N1.

Jemi pranë epidemisë, e cila sipas specialistëve shënohet kur kemi mbi 17 mije raste te prekur nga gripi.

Numrin më të madh të të prekurve e zënë fëmijët, të cilët kanë mbushur urgjencat dhe qendrat shëndetësore.

Ndërkohë mjekët bëjnë thirrje për t’u vaksinuar, duke theksuar se vaksina është shpërndarë në qendrat shëndetësore dhe është falas për grupet e riskut.