TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një nga pedagogët e ftuar në emisionin "Zonë e Lirë", Arjan Çuli, i ka bërë disa pyetje ish kryeministrit, Sali Berisha.
Por Çuli e nisi me lëvdata duke bërë disa komplimente për ish kryeministrin. Madje ai shkoi edhe më tej duke futur në mes edhe mamanë e tij, që ishte e fiksuar pas Berishës pasi e njihte si pedagog të mjekësisë.
"Unë kam shumë konsiderata për ju z. Berisha. Madje mamaja më porositi që tju bëj shumë të fala. Ne jemi të djathtë, kurse mamaja është berishiane. Ju ka njohur që kur ishte e re, studente dhe ju z. Berisha ishit pedagog i Fakultetit të Mjekësisë. Nuk e di a e mbani mend?" - u shpreh Çuli.
"E përshëndes, shumë shumë faleminderit" - tha Berisha. /TPZ.AL/