TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Voltana Ademi ka folur në aktivitetin, “Operacioni për Pastrimin e Shqipërisë”. Tonet me të cilat ajo ka shfaqur problemet që has në punën e përditshme, kanë qenë të ashpra. Ka thënë se nuk ka vende për depozitimin e mbeturinave dhe nuk ka fonde të mjaftueshme. Sipas saj për këtë qëllim janë gjobitur kryetarët e bashkive. Më tej tha se kjo punë nuk mund të bëhet me gjoba.
“Janë gjobitur drejtues të Bashkive për mungesë të vendgrumbullimit të mbeturinave. Nuk mund të operojmë përmes gjobitjeve. Mungojnë fondet për investime dhe operime ne nivel kombëtar, duhen bërë me urgjencë”, tha Ademi.
Rama ka reaguar menjëherë. "Ju e dini se sa shumwëe dua unë Voltanën. Por këtu jemi të gjithë bashkë dhe nuk ka vend për të ndarë të majtët dhe të djathtët dhe s'ka lojë me plehëra, boll bëhet lojë në parlament. Këtu jemi për një të keqe të përbashkët që ka pushtuar gjithë Shqipërinë"
TPZ.AL