TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërsa raportonte në Komisionin e Ekonomisë për pr. buxhetin 2018, , Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri tha se me këtë buxhet do të ketë investime në disa sektorë. Sipas tij rruga e re Tiranë-Elbasan do të përfundojë vitin tjetër.
“Rruga e re Tiranë-Elbasan përfundon vitin tjetër dhe do të ketë më pak trafik për qytetarët që kanë hasur probleme gjatë kësaj kohe, sepse do të lidhet edhe me segmentin Tiranë-Durrës. Do të hapim dhe kompletojmë projektin e ri që ka të bëjë me by-pass-in e Tepelenës, që kompleton gjithë aksin nga Levani deri në Kakavijë dhe pjesën tjetër që shkon në Sarandë.”- tha Gjiknuri.
Gjiknuri njoftoi edhe planet qe qeverisë për ndërtimin e aeroporteve të reja në vend, konkretisht në Sarandë dhe Vlorë.
“Kemi plane për ndërtimin e aeroporteve të reja, një konsorcium turk ka shprehur interes për aeroportin e Vlorës dhe po bën fizibilitetin, ndërsa synim mbetet edhe një aeroport turistik në Sarandë. Me kapacitetet turistike që ka Saranda, ka mundësi që ta justifikojë ngritjen e një aeroporti”- tha Gjiknuri.
TPZ.AL