AKTUALITET, 21 Nëntor 2017, 12:24

Gjendet i varur në burgun e Shën Kollit, një 20-vjeçar

Gjendet i varur në burgun e Shën Kollit, një 20-vjeçar

Florian Kodra, një 20-vjeçar nga Thethi i Shkodrës i ka dhënë fund jetës së tij në ambientet e burgut të Shën Kollit. Mësohet se Kodra është vetvaruar në qeli.

Trupi i të riut është gjetur nga bashkëvuajtësit, të cilët më pas kanë lajmëruar rojet e sektorit të brendshëm.

Florian Kodra i dënuar për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativ”.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës. Autoritetet e burgut konfirmojnë se po punohet pë zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

TPZ.AL