TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
OPDAT dhe EURALIU-s, thyejnë akullin duke dhënë rekomandime për zgjidhjen e ngërçit që mund të krijohet me përfundimin e mandatit të kryeprokruorit Adriatik Llalla.
Sipas OPDAT, ekziston një despozitë për zgjedhjen e kryeprokurorit. Mandati i Adriatik Llallës, përfundon në fillim të dhjetorit.
Sipas rekomandimeve të dy organizatave të mësipërme, të drejtën për të bërë propozimin për emrin e kryeprokurorit, e ka Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
OPDAT dhe EURALIU-s asistojnë në vendin tonë për të dhënë mendime të specializuara për problemet e drejtësisë.
Sipas dispozitave kalimtare kryeprokurori zgjidhet me 2/3 e votave në Kuvend.
Organi, i cili është kompetent për zgjedhjen e kryeprokurorit, nuk është krijuar ende.
Në rekomandimet thuhet se asnjë autoritet nuk e zgjat dot mandatin e kryeprokurorit. Ndëkohë, prokurori i përkohshëm, zgjidhet me shumicë të thjeshtë të votave ne Kuvend.
TPZ.AL