TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, në vazhdën e postimeve të shumta dhe denoncimeve ndaj qeverisë Rama 2, i drejtohet këtij të fundit me një kërkesë konkrete.
I kujton vitin 1997, kur bëhet fjalë për prishjen e disa kontratave koncesionare, nga të cilat Shqipëria rrezikon të paguajë rreth 2 miliard euro. Bëhet fjalë për proceset që këto kompani kanë aktualisht në arbitrazh. I thotë të vrasë frikën e të flasë.
Postimi i plotë
Kryeministër, vrite frikën dhe fol për 2 miliardë eurot që rrezikon Shqipëria, nuk ta kemi borxh një tjetër 97'.
Shqiperia rrezikon te paguaje rreth 2 miliard euro per prishjen e disa kontratave.
Kjo shume parash eshte nje termet financiar per ekonomine e vendit dhe per cdo shqiptar.
Eshte e barabarte me pasojat qe shqiptaret provuan deri ne palce me renien e piramidave financiare ne 1997.
Kryeministri fajtor hesht. Ky gjitholog i palodhur, qe flet per gjithçka dhe per asgje hesht. Ky pergjegjes per kete situate katastrofike hesht. Ky mosreagues per zgjidhjen e situates, megjithëse eshte paralajmeruar zyrtarisht hesht.
Apo mendon ky se sikurse me drogen, qe pasi ky permbyti vendin i futi nje leter europes dhe lau duart,po keshtu do te beje edhe me keto miliarda qe rrezikon te paguaje Shqiperia dhe shqiptaret e varfer.
Mjaft u trembe, vri friken kryeminister dhe fol per 2 miliardet, pastaj fol per brekushet yamamoto, pikturat, bienalet e artit dhe mijëra vanitetete te nje mendjehumburi.
TPZ.AL