AKTUALITET, 21 Nëntor 2017, 13:52

Gjyqtari Miri i drejtohet gjykatës: Më lironi, paratë i mora borxh për kurim

Gjyqtari Miri i drejtohet gjykatës: Më lironi, paratë i mora

Gjyqtari i Apelit të Tiranës, të cilit iu gjetën në banesë rreth 34 milion lekë, kërkon nga Gjykata e Krimeve të Rënda të lihet i lirë. Ai, ka deklaruar në gjykatë se nuk ndihet fajtor dhe se paratë që iu gjetën në banesë, i kishte marrë borxh dhe do t’i përdorte për kurim.

Miri kishte paraqitur kërkesë në gjykatë një ditë më parë, për ndryshimin e masës së sigurimit.

Kërkesa pranë Apelit për Krime të Rënda. Ndërkohë kushëriri i tij, Kujtim Miri, akuzuar si sekser, mësohet se nuk ka pranuar të flasë në prokurori lidhur me akuzat, në këto momente. Është shprehur se do të jap shpjegime në një moment të dytë.

Shkëlqim Miri, dyshohet se ka marë rreth 20 mijë euro nga një i dënuar për vrasje, duke i ndryshuar kualifikimin e veprës penale.

Miri thotë se gjendje e tij shëndetësore nuk është e kënaqshme.

TPZ.AL