TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqiptari nga Shkodra, Ardian Rragami, ka tronditur qytetarët anglezë me veprimet e bëra ndaj bashkëshortes së tij.
Rragami, i cili është regjistruar në Angli me emrin kosovar Ardian Gashi ka kërkuar anulimin e vendimit për t’u deportuar nga Anglia me argumentin se largimi i tij do e ndante nga familja.
Për herë të parë ai u ekstradua nga Anglia në vitin 2009, pasi kërkohej në Shqipëri për vrasje.
Shkodrani u dënua me 5 vite burg për vrasjen e fqinjit në një lokal në Shkodër, por shlyeu vetëm 4 vite.
Rragami u rikthye në Angli për t’u ribashkuar me gruan e tij britanike Chrysoulla Michaels dhe dy vajzat, 13 dhe 15 vjeçe.
Në qershor ai u arrestua sërish pasi kishte thyer urdhrin e ekstradimit. Ai u la i lirë, ndërsa iu vendos një byzylyk elektronik.
Ajo që shokoi Anglinë ishte filmimi i bërë nga mbesa e shkodranit, teksa ky i fundit sulmon bashkëshorten me thikë.
Në Gjykatën e Basildon ai u deklarua fajtor për sulmin ndaj bashkëshortes, të cilën e goditi atë dhe i preu nofullën me një thikë kuzhine. Gjithashtu dhe për sulmin ndaj fëmijëve.
Ai u dënua me 8 muaj për sulm ndaj familjes, ndërsa tashmë po lufton me ekstradimin.