TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kështu, tashmë Shqipëria është zyrtarisht pjesë e Eurojust, agjencisë së Bashkimit Evropian e cila merret me bashkëpunimin gjyqësor në çështjet penale midis shteteve anëtare.
Kjo marrëveshje e bën Shqipërinë vendin e tretë në Ballkan që bëhet pjesë e kësaj agjencie, ndërsa vendi ynë do të përfitojë nga aksesimi i sistemeve informative të Eurojust-it si dhe nga shkëmbimi i të dhënave personale dhe provave ndërmjet prokurorëve dhe hetuesve nga e gjithë Europa.
Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes merrnin pjesë edhe Komisionerja e BE për çështjet e Drejtësisë, vera Jouroa dhe Ministri i Drejtësisë së Austrisë, vendit që mban presidencën e BE, Josef Moser.Duke marrë fjalën në konferencën për shtyp pas nënshkrimit të marrëveshjes, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u shpreh: "Qysh nga viti 2015, Shqipëria është përfshirë në 33 hetime ndërkombëtare në krime të rënda ndërkufitare, të mbështetura nga Eurojust-i, kryesisht në lidhje me grupet e krimit të organizuar që kanë të bëjnë me trafikun e narkotikëve dhe krimet kundër jetës, paprekshmërisë fizike dhe lirisë personale, si vrasje me dashje, rrëmbim dhe trafikim i paligjshëm i organeve të njeriut.