TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe Shqipërisë, do të zhvillojnë mbledhjen e përbashkët sot në qytetin juglindor të Korçës. Kjo mbledhje, vjen në kuadër të festave të nëntorit.
Pritet që në këtë mbledhje të firmosen disa vendime të rëndësishme të përbashkëta, për diasporën, kulturën, politikën e jashtme, turizmin, bujqësinë, financat etj.
Takimi mes qeverisë Rama 2 dhe asaj të drejtuar nga Ramush Haradinaj, pritet të mbahet në orën 16:00, në shtëpinë e Flamurit.
Pas përfundimit të saj dhe nënshkrimit të marrëveshjeve, do të mbahet edhe një konferencë për shtyp.
Mësohet se nga kjo mbledhje do të nënshkruhen 12 marrëveshje për të gjitha fushat.
Ndërkohë të martën në 28 nëntor, dy qeveritë do të vazhdojnë mbledhjen e tyre në qytetin e Vlorës, aty ku 105 vite më parë, Ismail Qemali, ngriti flamurin e pavarësisë së Shqipërisë.
TPZ.AL