AKTUALITET, 26 Nëntor 2017, 20:26

Aksident me vdekje te mbikalimi i Rinasit, shoqërohet drejtuesi i mjetit

Aksident me vdekje te mbikalimi i Rinasit, shoqërohet drejtuesi i mjetit

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme tek mbikalimi i Rinasit, në Tiranë.

25-vjeçari Elton Doda, banues në Mamurras, duke drejtuar mjetin, ka aksidentuar këmbësoren R.L, 68 vjeçe e cila po kalonte rrugën.

Drejtuesi i mjetit e ka transportuar vetë në spital shtetasen R.L, por në spital ka ndërruar jetë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetësja R.L, ka tentuar të kalojë nga njëra anë e rruges në tjetrën, ku si pasojë e lagështise në rrugë dhe errësirës është goditur nga automjeti.

Drejtuesi i automjetit ka njoftuar Policinë dhe menjëhere është kthyer në vendngjarje, ku janë duke u kryer veprimet me grup hetimor për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit,

Drejtuesi i mjetit do të shoqërohet në polici për veprime te mëtejshme.