AKTUALITET, 26 Nëntor 2017, 18:59

Meta nderon Franc Jozef Shtrausin, ja mesazhi për Shqipërinë i vajzës së tij, Monika Holhmeier

Meta nderon Franc Jozef Shtrausin, ja mesazhi për Shqipërinë i

Me një ceremoni të thjeshtë, por shumë kuptimplote, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i dorëzoi dje në Këln eurodeputetes gjermane Monika Holhmeier (Shtraus) dekoratën e "Flamurit Kombëtar" në nderim të babait të saj ish-Kryeministrit të Bavarisë Franz Joseph Shtraus, liderit të CSU-së.

Sot, eurodeputetja e njohur i dedikoi një status të veçantë mirënjohjes së popullit shqiptar për babain e saj.

Ja dhe statusi i saj në Facebook.

“Dje në mbrëmje në Këln, unë mora nga duart e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Mrta, i cili udhëtoi enkas për këtë rast në Gjermani, dekorarën më të lartë të vendit për babain tim. Edhe Konsullja e Nderit të Shqipërisë në Gjermani, Anduena Stephan, mori pjesë në ceremoni.

Në filimet e viteve 1980, babai im ishte politikani i parë gjerman që udhëtoi në Shqipërinë, me qëllim hapjen e Shqipërisë. Ai udhëtoi gjithashtu më vonë në Shqipëinë, për të thelluar marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Gjermanisë dhe të promovonte zhvillimet ekonomike dhe sociale të Shqipërisë. Qysh atëherë kanë kaluar mbi 30 vjet dhe Shqipëria është zhvilluar dukshëm pozitivisht.

Unë jam e lumtur që të vazhdoj këto marrëdhënie të mira për një kohë të gjartë dhe jam krenarë që jam nënkryetare e Grupit të Miqësisë Shqipëri-Europë. Shqipëria është shumë e devotshme për të qenë pjesë e Bashkimit Europian dhe ne kemi kryer diskutime intensive në përmirësimine strukturës së shtetit, zhivllimin ekonomik dhe social; bashkëpunimin në çështjet që lidhjen në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Shqipëria kërkon pranimin në Bashkimin Europian dhe po plotëson me sukses hap pas hapi rrugën e gjatë të përmbushjes të të gjithë kritereve”.

Më 6 nëntor 1978, Franc Jozef Shtraus u bëtua si Kryeministër i Bavarsisë, detyrë që e mbajti për 10 vjet deri në vdekjen e tij. Pas vdekjes së nënës së saj, në vitin 1984, Monika Holhmeier (Shtraus) ishte ajo që dilte në çdo foto zyrtare me babain e saj.

Shtraus e vizitoi Shqipërnë tri herë : në vitet 1984, 1986 dhe 1987.

Tpz.al sjell një set fotosh nga jeta e ish-Kryeministrit të Bavarisë , Franz Joseph Shtraus.

[gallery ids="25964,25963,25962,25965,25975,25970,25969,25968,25967,25966,25971,25973,25974,25972"]