AKTUALITET, 26 Nëntor 2017, 21:53

Komuniteti shqiptar, pllakatë mirënjohje për Presidentin Meta

Përfaqësues të komunitetit shqiptar në Medvegjë dhe të diasporës shqiptare nga Medvegja që jetojnë në vende të ndryshme të botës kanë takuar sot në mbrëmje Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Duke i uruar mirëseardhjen dhe duke e falënderuar për vëmendjen, përfaqësuesi i diasporës shqiptare të Medvegjës, Fadil Selmani, në emër të tyre, i ka dhënë Presidentit Meta një pllakatë falënderimi dhe monografinë e shoqatës humanitare "Medvegja".