AKTUALITET, 26 Nëntor 2017, 15:24

Ishte shndërruar në tmerrin e Vlorës, arrestohet qejfliu i automatikut, Blendo Alikaj

Ishte shndërruar në tmerrin e Vlorës, arrestohet qejfliu i

Ishte shndërruar në tmerrin e Vlorës, duke qëlluar me automatik vend e pa vend, madje më 4 janar 2017 në lagjen “Hajro Çakërri” në qytetin e Vlorës, kur kishte qëlluar me automatik pranë Poliklinikës dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur tre shtetas.

Por, sot forcat e Policisë së Vlorës në bashkëpunim dhe me ato të Tiranës arrestuan 32-vjeçarin Blendo Alikaj, i shpallur në kërkim, për “Vrasje me dashje në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë”, si edhe i dyshuar për disa vepra të tjera penale!

Alikaj, i cili zotëronte dy shtëpi në Vlorë dhe një në Tiranë, u arrestua në një lokal pranë “Unazë së Re”, në zonën e Astirit, në Tiranë.

Policia e Vlorës bëri të ditur se, gjatë kontrollit të ushtruar në një nga banesat në Vlorë, janë gjetur tre gëzhoja pistolete, një palë doreza dhe një kapuç-maskë.

Gjithashtu në përfundim të veprimeve hetimore të kryera prej Policisë ka rezultuar si autor i dyshuar në ngjarjet e ndodhura më parë dhe konkretisht:

Më datë 03.11.2016, në lagjen "Isa Boletini" tek lulishtja e Kalit të Trojës, sëbashku me një tjetër shtetas dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri automatik.

Më datë 18.05.2017, në vendin e quajtur "Jonufër" sëbashku me tre të tjerë dyshohet se ka shtërnguar me anë të kanosjes dhe dhunës një tjetër shtetas për dhënien e një shume të caktuar lekësh.

TPZ.AL