TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komplikohet pozicioni i Robinjos, pas dënimit të dhënë nga gjykata e shkallës së parë me në nëntë vite burg për dhunë seksuale në një diskotekë të Milanos.
Është pikërsht, vajza shqiptare, asokohe 22 vjeç (sot 26), që mund ta fundosë përfundimisht ish-yllin brazilian të Milanit.
Sipas Itasportpress.it, vajza shqiptare ka treguar detaje nga përdhunimi i grupit që ndodhi natën e 22 janarit të 2013-ës në “Sio Cafe”, nga Robinjo dhe pesë shokët e tij të cilët kishin konsumuar doza të mëdha alkooli dhe kishin humbur arsyen.
“Kam shkuar në klub me dy miq të tjerë. Ata janë larguar kur agresorët më dehën dhe më pas unë kam humbur ndjenjat” – deklaron vajza shqiptare, e cila në atë kohë ishte 22 vjeç.
Shqiptarja thotë se grupi e ka detyruar të kryejë disa herë marrëdhënie seksuale me forcë në një garderobë.
Pala mbrojtëse e sulmuesit brazilian i ka hedhur poshtë këto akuza, dhe ka deklaruar se do ta çojë çështjen në apel.
Robinjo u dënua ditën e premte, me 9 vite burg nga gjykata e shkallës së parë italiane për këtë ngjarje.
Robinjos u gjobit edhe 60 mijë euro.
TPZ.AL