TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
U mendua se pas dorëheqjes së Artan Banos dhe ardhjes në stol të Hysen Dedjes, Lushnja do të rigjente fitoren, por ajo sot pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e trajnerit të njohur shkodran.
Ishte Kamza, që mund të konsiderohet surpriza e këtij sezoni, ajo që fitoi 2-1, pavarësisht se “verdhjeshilët” shënuan të parët më anë të Mikel Cankës.
Kamza barazoi me sulmuesin serb Stevan Raçiç, ndërkohë që Sebino Plaku firmosi fitoren e radhës dhe vendin e 4-t në renditje.
Në takimet e tjera të ditës së sotme, Vllaznia fitoi 2-1 me Luftëtarin: Ramadani (autogol) dhe Lika shënuan për shkodranët; Bregu për gjirokastritët.
Nesër luhet takimi Partizani-Skënderbeu, që mbyll javën e 12-të të Kategorisë Superiore.
TPZ.AL