Valentin Selaj, i dashuri i Viola Spiros ishte organizatori i trafikut të kokainës së pastër që nisej nga Amerika, kalonte në portin e Roterdamit dhe nga aty, transportohej për në Firence.
Policia italiane u desh të bashkëpunonte me atë holandeze për paralizimin e të gjithë grupit. Në pranga ranë 6 shqiptarë dhe një polake.
I dashuri i prezantueses shqiptare, Viola Spiro, ka kapur faqet e para të gazetave italiane bashkë me moderatoren.
Duke qenë kreu i grupit, Valentin Selaj rrezikon jo pak vite burg, megjithatë detajet do të mësohen në ditët në vazhdim.