AKTUALITET, 26 Nëntor 2017, 17:54

Meta në Medvegjë, gazeta serbe “Danas”: Presidenti shqiptar erdhi me raki me vete

Meta në Medvegjë, gazeta serbe “Danas”: Presidenti

Vizita e Presidentit Meta në Medvegjë është përcjellë gjerësisht në medien serbe.

Gazeta “Danas” citon deklarimet e Metës për “një epokë të re në marrëdhënie dhe bashkëpunim” midis dy vendeve.

“Presidenti shqiptar Ilir Meta tha në Medvegjë sot se ai ‘është shumë i kënaqur që ai mund të dërgojë një mesazh pune dhe bashkëpuni. Ne jemi në një erë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis Serbisë dhe Shqipërisë si kombe dhesi vende. Bashkëpunim të çon gjithmonë përpara”, shkruan “Danas” duke cituar presidenitn e Shqipërisë.

Sipas “Danas”, Meta u shpreh i kënaqur me mënyrën sesi ai u mirëprit nga autoritetet lokale dhe përfaqësues të shtetit të Serbisë në Medvegjë.

Gjithasht, Meta u dha edhe një përgjigje gazetarëve serbë se përse vizita e tij ishte private.

“Nuk ka rëndësi fare kjo, - u përgjigj Meta. – Unë isha i ftuar nesër në Gjilan, dhe kjo ishte arsyeja që unë mendova të vizitoja Medvegjën sot, një vend që unë dëshiroja ta vizitoja prej një kohe të gjatë, por që nuk ishin kushtet  atëhëre”.

Meta ftoi kryebashkiakun e Medvegjës të vizitojë Tiranën për të diskutuar më tej çështje të bashkëpunimit.

“Unë jam i sigurt që në do të flasim për sportin dhe kulturn. Unë solla raki nga qyteti im i lindjes dhe kam dëgjuar që edhe këtu kanë gjithashtu një raki të mirë. Besoj se do të ngrejmë një shëndet për një bashkëpunim më të mirë”, citohet Meta nga gazeta serbe.

“Danas” shkruan se, në një intervistë jozyrtare, Meta ka thënë se është një gjë e mirë që po rritet numri i qytetarëve nga Serbia që po udhëtojnë drejt Shqipërisë.

TPZ.AL

[gallery ids="25926,25925,25924,25916"]