TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Etja për para e ka bërë një shqiptar 43-vjeçar të krijojë një transmetim televiziv me qark të mbyllur, duke regjistruar gjithçka bënin klientët me tre prostitutat që kishte një lokal në Aleksandrupoli të Greqisë.
Prostitutat rrinin një ndarje të caktuar të lokalit, në të cilin ishin vendosur në mënyrë të fshehtë katër kamera që regjistronin gjithçka.
Sipas medieve helene, “Big Brother”-i pornografik u zbulua kur policia bëri një kontroll në lolal, në të cilën ndodheshin ruse dhe moldave.
Policia greke po heton nëse materialet e regjistruara intime kanë përfunduar në ndonjë interneti pornografike kundrejt një pagese të caktuar.
Policia sekuestroi përveç kamerave të regjistrimit, 1355 euro dhe dy thika të gjatësisë 27 dhe 15 cm. Shqiptari 43-vjeçar u arrestua, ndërkohë që tre femrat u akuzuan se u mungonte libreza e shëndetit.
TPZ.AL