AKTUALITET, 30 Nëntor 2017, 11:03

Shpërthen një makinë tek Kopshti Botanik, zbulohet pronari

Shpërthen një makinë tek Kopshti Botanik, zbulohet pronari

Policia njofton se në orat e para të mëngjesit ka shpërthyer një makinë në afërsi të Kopshtit Botanik. Dhjetëra efektiv kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes, po punohet për zbardhjen e saj.

Mjeti në pronësi të shtetasit Ndok Rajta me banim në “Ali Dem”.

Policia ende nuk ka saktësuar se sa eksploziv i është vendosur automjetit. Nuk ka informacioni gjithashtu nëse shpërthimi ka lidhje me një biznes inertesh aty pranë.

Dyshohet se pronari i automjetit të shpërthyer të jetë pronari i inerteve.  Ndok Rajta i ka thënë policisë se e kishte parkuar mjetin në orën 07:30 minuta të mëngjesit.

TPZ.AL