AKTUALITET, 30 Nëntor 2017, 09:31

Tropojë, policia gjen trupin e pajetë të 56 vjeçarit deklaruar i zhdukur nga familja

Tropojë, policia gjen trupin e pajetë të 56 vjeçarit

Trupi i 56-vjeçarit J.M nga Tropoja është gjetur më në fund, disa ditë pasi ai ishte zhdukur më 24 nëntor 2017 dhe familja e kërkonte. K.M. është gjetur poshtë mbi 80 metra poshtë një shkëmbi, në një zonë shumë thepisur e pyjore. Duket se ai ka rrëshkitur nga lart. Vendi ku u gjet është midis fshatrave Klysyrë dhe Shoshan.

J.M. kishte shkuar në mal me bagëti në datën 24 nëntor, por nuk ishte kthyer në shtëpi. E bija e tij ka bërë kallëzim në Polici, e cila ka nisur kërkimet për të zhdukurin.

TPZ.AL