AKTUALITET, 30 Nëntor 2017, 09:57

Kapet në Vlorë një 22 vjeçar i shpallur në kërkim,  policia rëndit akuzat

Kapet në Vlorë një 22 vjeçar i shpallur në

Kapet autori që grabiti katër ditë më parë nën kërcënimin e thikës një supermarket në Vlorë.

Sekuestrohen armë të ftohta-thikë, maskat e veshjet që autori ka përdorur për grabitjen.

Gjithashtu i sekuestrohen 5.74 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa !

Policia e Vlorës ka vijuar intesivisht kryerjen e veprimeve hetimore  për zbardhjen, identifikimin dhe kapjen e autorit i cili katër ditë më parë grabiti nën kërcënimin e thikës një supermarket në lagjen ''Hajro Çakërri''.

Falë punës së mirorganizuar, e profesionale të Policisë, përfshirë kqyrjen e kamerave të supermarketit apo të bizneseve aty pranë është bërë i mundur identifikimi dhe më pas lokalizimi e kapja prej Policisë Vlorë në bashkëpunim me grupin e FNSH-së, të shtetasit :

Pjetro (Marian) Mecaj, 22 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit që policia ka ushtruar në katin e tretë të banesës së tij në lagjen ''10 Korriku'', i ka gjetur dhe sekusetruar në cilësinë e provës materiale sendet që ka përdorur për grabitjen e dyshuar,konkretisht 3 thika, maskat, veshjet dhe kasa e vjedhur.

Gjithashtu i është gjetur dhe sekuestruar :

 

  • 5.74 kilogram lëndë ari narkotike Cannabis Sativa, në gjendje të thatë të paketuar,
  • 2 fidanë Cannabis Sativa të kultivuara në vazo lulesh, dhe
  • fara të bimës narkotike Cannabis Sativa.

 

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndaj shtetasit P.Mecaj, për veprime të mëtejshme.

 

TPZ.AL