TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Ti Lulzim Basha dil e jep llogari këtu , ku i gjete paratë që pagove mediat e huaja për të nxirë shqipërinë dhe përmes kujt i ke çuar në një ishull offshorë për t‘i ikur radarëve të ligjit. Cilët janë shtetasit e huaj me të cilët t’i ke punuar. Ke dalë dhe nuk ke lënë fjalë pa thënë për paratë e gjetura në makinën e një shtetasi në Elbasan, por fshihesh vet”.
Taulant Balla iu drejtua në këtë mënyrë, liderit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë seancës plenare ku po diskutohet buxheti 2018. Ai tha se Basha është njeriu që bënë prokurorin, gjyqtarin, hetuesin, nuk flet, i shmanget taksave dhe tatimeve.
Balla tha se kompanitë me të cilat është lidhur Basha, denoncohen hapur nga SHBA.
I bënë thirrje prokurorisë të mos hesht. Nëse bënë deri nesër, PS do të paraqesë të hënën kallëzim për Lulzim Bashën.
TPZ.AL