TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur akuzave të mazhorancës dhe konkretisht deputetit Taulant Balla, i cili e akuzon se ka fshehur 1 milion dollarë.
Sipas Bashës, kjo është një tentativë e Edi Ramës për të hequr vëmendjen nga Saimir Tahiri dhe kanabizimi i vendit. Basha u shpreh se Taulant Balla ka rënë pre e përgjimeve për pastrimin e parave.
"Nga gjithë njerëzit që mund të zgjidhje në grupin tënd parlamentar, i vure gishtin këtij (Taulant Ballës) Nuk e di, apo nuk do ta dish që ky ka rënë në rrjetën e përgjimeve për pastrimin e parave. Mjafton të kishe pyetur se çfarë ka bërë ky më një nga të akuzuarit nga prokuroria e Elbasanit, në Rumani. Shqiptarët e dinë, Partia Demokratike, ka deklaruar çdo shpenzim në KQZ sipas ligjit. Nuk ka asgjë për të fshehur PD. Partia që fsheh miliardat je vetëm ti Edi Rama. Fshihesh pas një njeriu që është nën hetim për pastrim parash".
/TPZ.AL/