Bazuar në informacionet e marra nga Fondi Monetar Ndëkombëtar dhe Banka Botërore, paga më e lartë në Evropë është në shtetin Zvicerian.
Paga mesatare është 4,421 euro në muaj, duke u ndjekur nga Islanda me 3,430 euro, Norvegjia me 3,405, Danimarka me 3,270, Luksemburgu me 3,159 dhe nga Suedia me 2,713.
Ndërkohë, Shqipëria ka pagën më të ulët mesatare në Evropë, pa përfshirë vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. Në Shqipëri, paga mesatare neto është 347 euro në muaj.
Në këtë nivel, paga mesatare është më e ulëta në Evropë, me përjashtim të Bjellorusisë, Moldavisë dhe Ukrainës.
Ndërsa edhe në Kosovë paga mesatare neto është më e lartë se në Shqipëri, ajo luhatet në rreth 405 euro.
Renditja:
1.Zvicra 4,421
2.Islanda 3,430
3.Norvegjia 3,405
4.Danimarka 3,270
5.Luksemburgu 3,159
6.Suedia 2,713
7.Finlanda 2,509
8.Irlanda 2,479
9.Gjermania 2,270
10.Franca 2,225