AKTUALITET, 30 Nëntor 2017, 10:22

Moti i keq, bllokohet porti i Durrësit, nuk mbërrijnë tragetet

Moti i keq, bllokohet porti i Durrësit, nuk mbërrijnë tragetet

Bllokohet jeta e qytetit dhe e portit të Durrësit, pas shirave të rrëmbyeshëm që kanë nisur që të mërkurën në mbrëmje. Si pasojë e detit të keq Kapiteni i Përgjithshëm i Kapitenerive ka urdhëruar pezullimin e anijeve të tonazhit të ulët e të mesëm dhe gjithë sektorit të peshkimit. Edhe linjat e trageteve kanë anomali të mëdha

Kapiteni i Përgjithshëm i Kapitenerive ka urdhëruar pezullimin e anijeve të tonazhit të ulët e të mesëm dhe gjithë sektorit të peshkimit. Tragetet e linjës Durrës-Bari, Durrës-Ankona pritet të mbërrijnë nga gjashtë-shtatë orë me vonesë. Sipas Kapitenerisë, forca e detit arrin deri në gjashtë ballë në gji, ndërsa arrin tetë në det të hapur.

‘Kemi marrë masa dhe po monitorojme situatën’, bën me dije Kapiteneria.

Përmbytje ka edhe në rrugët e qytetit.

TPZ.AL