TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria prej disa orëve është përfshirë nga një mot i keq. Prej disa orësh rreshjet e dendura të shiut dhe erëra kanë nisur problemet e para. Sipas informacioneve në portin e Sarandës dhe atij të Durrësit është pezulluar lëvizja.
Janë pezulluar të gjitha udhëtimet e linjës së trageteve Sarandë-Korfuz dhe anasjelltas për shkak të valëzimit në det që shkon në 5-6 ballë juglindje.
Po ashtu Durrësi është përfshirë nga një mot i pazakontë, që në orët e para të mëngjesit ka nisur një shi i shoqëruar me erë të fortë dhe ka shkaktuar probleme në të gjithë qytetin dhe në port. Në portin e Durrësit është pezulluar aktiviteti në sektorin e ngarkim-shkarkimit. Kapiteni i përgjithshëm kapitenerive ka urdhëruar pezullimin e anijeve të tonazhit të ulet e të mesëm, si dhe pezullimin deri në një urdhër të dyte të të gjithë sektorit të peshkimit në vend. Tragetet e linjës Durrës-Bari, Durrës -Ankona priten të mbërrijnë nga gjashtë deri në shtatë orë vonesë.
Siç shikohet edhe nga fotot e marrë me satelit në vendin tonë nuk po lëviz ndonjë anije.
TPZ.al
[gallery columns="1" ids="28132,28135,28133,28134"]