TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtarja e famshme Eli Fara ka kaluar një situatë të pakëndshme gjatë qershorit të këtij viti. Një i ri 22-vjeçar e ka përndjekur, duke i vendosur prezervativë te doreza e derës së apartamentit të saj. Edhe pse këngëtarja nuk ka bërë vetë kallëzim për rastin, ka qenë një parukiere që është përndjekur nga i njejti person në të njëjtën mënyrë. Bëhet fjalë për shtetatsin Gentian H, 22 vjeç, banues në Tiranë.
I riu është dërguar për gjykim për përndjekjen e parukieres por nga hetimet ka rezultuar se ai ka përndjekur edhe këngëtaren e famshme. Panorama disponon vendimin e gjykatës së Tiranës e cila vendosi të caktojë masën “mjekim i detyruar spitalor” për të riun. Kjo për shkak se ai vuan nga çrregullime mendore dhe nuk mund të burgoset për aktet e kryera pasi ka qenë i pandërgjegjshëm.