AKTUALITET, 30 Nëntor 2017, 10:56

Mazhoranca tërhiqet nga zëvendësimi i kryeprokurorit, ja çfarë ka vendosur

Mazhoranca tërhiqet nga zëvendësimi i kryeprokurorit, ja

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve është vendosur që në kalendarin 3 javor të punimeve të parlamentit të mos përfshihet çështja e Prokurorit të Përgjithshëm.

Pra nuk futet për votim në parlament, zgjedhja e një kryeprokurori të ri.

Sakaq, ka mësuar se mazhoranca kërkoi që të përfshihet në kalendar kërkesa për shkarkimin e kryetarit të KQZ, Klement Zguri.

PD e kundërshtoi si të paligjshme kërkesën pasi bie ndesh me nenin 18 te kodit zgjedhor. Pritet që edhe në seancën plenare, grupi parlamentar demokrat të kundërshtojë shkarkimin e kryetarit të KQZ-së.

TPZ.AL