TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Media italiane ka zbuluar emrin e trafikantit shqiptar që drejtonte grupin e organizuar kriminal që kishte mbushur me drogëra nga më të ndryshme qytetin e Breshias në Itali.
Neroid Shuhani quhet 38 vjeçari shqiptar që sillte marijuanë nga Shqipëria dhe kokainë nga Holanda drejt qytetit italian. Krahu i djathtë i shqiptarit ishte një grua 51 vjeçare e identifikuar si Daniela Boniotti.
Policia dje arriti të vërë në pranga rreth 16 persona, teksa 11 prej tyre janë shqiptarë, përfshi këtu edhe Luan Shuhani, vëllai i kapobandës Neroi Shumani. Policia mundi të arrestojë dhe nipin e trafikantit shqiptar, i identifikuar si Robert Kasemi. Në operacionin anti-drogë u arrit të sekuestrohej një sasi prej 2.7 tonësh marijuanë dhe 3 kilogramësh kokainë e cila vinte nga Holanda.
TPZ.AL