AKTUALITET, 19 Shtator 2018, 12:13

Show i radhës, Rama merr 100 pensionistë në bordin e Air Albania

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video të fundit në Instagram Story ku njofton fluturimin e dytë të aeroplanit të Air Albania.

Ajo që tërheq vëmendjen është se në bord janë 100 pensionistë bashkë me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Kujtojmë për lexuesit e TPZ.AL se udhëtimin e parë Rama përdori disa studentë ndërsa kësaj here nuk kursen as pensionistët për show.

Ndërkohë Turkish airline kërkon nga Rama 30 milionë dollarë, por Shqipëria ka vetëm 200 mijë, gjë e cila mund të sjelli mjaftë probleme në vijim.

TPZ.AL