TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Belinda Balluku, kreu i “Albcontrol”, deklaroi në studion e “Top Show” se “çmimet e “Air Albania” do të jenë absolutisht shumë të lira”.
“Në tregun shqiptar ka shumë abuzime me çmimet e biletave. Çmimet tani do të jenë absolutisht shumë të lira”, – u shpreh ajo.
Por z. Balluku nuk shpjegon sa të lira do të jenë dhe si do të arrihet kjo gjë. Kujtojmë se në situatën e deritanishme me aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës ‘Air Albania’ është e detyruar që t’i nënshtrohet tarifave që aplikohen nga koncesionari duke bërë që në çmimet të mos rezultojnë edhe aq të lira siç pretendohet.
Në kontratën aktuale të koncesionit lejohet rishikimi i tarifave të shërbimeve në rritje, në situatat kur rriten kostot, por nuk lejon rishikimin e tarifave të shërbimeve në ulje.
Në qershor të këtij viti, qeveria nisi procedurat për krijimin e shoqërisë “Air Albania”. Tre ortakët e saj janë “Albcontrol” me 10%, që përfaqëson palën shqiptare, dhe dy subjekte të tjera, “Turkish Airlines” dhe “MDN Investment”, përkatësisht me 49 dhe 41%.